Politike

Ministri Salla nga Darëzezë, Fier: Hidrovoret në funksion të plotë, strukturat vijojnë monitorimin 24 orë

Gjatë inspektimit, Salla theksoi se situata është monitoruar në mënyrë të pandërprerë nga Drejtoria e Ujitje-Kullimit.

11 Janar 2026, 18:23 Nga D.S
Ministri Salla nga Darëzezë, Fier: Hidrovoret në funksion të
Ministri Salla nga Darëzezë

FIER-  Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në hidrovorin e Darëzezës, në qarkun e Fierit, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe funksionimin e infrastrukturës së kullimit.Gjatë inspektimit, Salla theksoi se situata është monitoruar në mënyrë të pandërprerë nga Drejtoria e Ujitje-Kullimit.

Ai nënvizoi se angazhimi nuk është i kufizuar vetëm në këtë zonë, por shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Ministri vlerësoi punën e strukturave teknike dhe ekipeve në terren, duke i falënderuar për gatishmërinë dhe angazhimin maksimal gjatë këtyre ditëve të vështira. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për vigjilencë të vazhdueshme, pasi monitorimi i situatës do të vijojë edhe në ditët në vijim, për të garantuar funksionimin e infrastrukturës së kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet./Dosja.al

ministria bujqesise dhe zhvillimit rural andis salla darëzezë

Sondazh

Poll