Bota

“Fiken” shpresat për Kosovën/ Ministri i integrimit Blerim Reka: Vizat nuk hiqen as për këtë vit

15 Shkurt 2020, 19:10 Nga DOSJA
“Fiken” shpresat për Kosovën/ Ministri i integrimit Blerim

KOSOVË -Krerët e institucioneve të Kosovës çdo vit kanë premtuar heqjen e vizave. Mirëpo, me gjithë deklarimet e liderëve se janë përmbushur kriteret e madje edhe dhëniet e datave për liberalizim, edhe viti 2020 i ka gjetur qytetarët e Kosovës pa të drejtën e lëvizjes së lirë, raporton KTV.

Punë jo të vështirë është duke e parë gjithë këtë proces ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka. Pa dhënë ndonjë afat kohor, Reka thotë se Qeveria e re me punë do t’i bindë vendet e BE’së se e meritojnë liberalizimin e vizave. Reka për mosheqjen e vizave deri më tani ka fajësuar mosefikasitetin e qeverive të kaluara në sundimin e ligjit.

Por, sipas njohësve të proceseve të Bashkimit Evropian, Kosova përveç sundimit të ligjit duhet të përmbushë edhe një kriter tjetër.Këshilli i Ministrave, në dorën e së cilit është vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, do të mblidhet katër herë gjatë këtij viti. Deri më tani në asnjërin prej tyre nuk është paralajmëruar diskutimi për një gjë të tillë.

Marrë nga Gazeta Express

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni blerim reka blerim reka

Sondazh

Poll