Bota

Albin Kurti: Keq që s’u takuam me Thaçin para ardhjes në Mynih, por do të kemi kohë

15 Shkurt 2020, 14:37 Nga DOSJA
Albin Kurti: Keq që s’u takuam me Thaçin para ardhjes në

MYNIH- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DË nga Mynihu, ka folur edhe për çështjen e moskoordinimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit për në Gjermani.

Kurti ka thënë se mbase nuk ishte mirë që ata nuk u takuan, por shprehet se do të kenë kohë që të takohen dhe sipas tij një gjë e tillë nuk do të jetë problem.

Kreu i qeverisë së re ka përmendur gjithashtu letrën e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, në të cilën kërkohej që Kosova të fliste me një zë të unifikuar.

“Nuk e di se sa do të mund t’i unifikojmë qëndrimet. Por unë shprehi vullnetin që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme të Republikës së Kosovës. Madje edhe në letrën e 14 dhjetorit të 2018 që Trump ia dërgoi presidentit të Kosovës, ka thënë që Kosova duhet të flas me një zë unifikuar me një zë të bashkuar. Këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Nuk është mbase mirë që nuk u takuam para se të vijmë këtu, pro do kemi kohë që të takohemi, pa problem”, ka deklaruar Kurti për DW.

Në Mynih të Gjermanisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme Konferenca e Sigurisë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri I ri Kosovës Albin Kurti.Në Munih sot u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci konfrenca e sigurise ne mynih albin kurti hashim thaci konfrenca e sigurise ne mynih

Sondazh

Poll