Bota

VIDEO/ Shtiren si Greta Thunberg, humoristët e njohur mashtrojnë kandidatin për president të SHBA,Bernie Sanders

15 Shkurt 2020, 16:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Shtiren si Greta Thunberg, humoristët e njohur mashtrojnë

SHBA– Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, të cilët kanë mashtruar shumë personalitete dhe zyrtarë në të gjithë botën, të enjten kanë postuar një regjistrim të thirrjes telefonike në YouTube.

Ata këtë radhë kishin zgjedhur që të bënin zërin si aktivistja e njohur Greta Thunberg dhe më pas kanë telefonuar politikanin 78- vjeçar duke thënë se kjo e fundit do ta mbështes atë për fushatën në zgjedhjet presidenciale. Në video dëgjohet zëri i “Gretës” dhe një person tjetër që shtiret si babai i kësaj të fundit.

Në këtë telefonatë Sanders i sugjeron “Gretës” që ta bëjë një deklaratë në përkrahje të tij dhe pastaj ata të zhvillojnë një ngjarje së bashku pasi aktivistja të arrijë në SHBA. Ndërsa “Greta” propozon që bashkë me Bernie Sanders, të këndojnë këngë të Billie Eilish dhe Kanye West.

“Nëse duam ta bëjmë videon e suksesshme, duhet të vendosim atje shumë makina të shtrenjta dhe vajza. Dhe ju duhet të vendosni në qafë bizhuteri dhe zinxhirë ari”– dëgjohet duke thënë “Greta”.

Pastaj Sanders e kupton se është shaka, qesh dhe thotë “OK, OK”, derisa përpiqet që ta përfundojë bisedën telefonike.

Marrë nga AP NEWS

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexey stolyarov bernie sanders greta thunberg vladimir kuznetsov alexey stolyarov bernie sanders greta thunberg vladimir kuznetsov

Sondazh

Poll