Bota

Zv.kryeministri i Kosovës takohet me zyrtarin amerikan: Qeveria e re do t’i çojë para proceset që përkrahen nga SHBA

15 Shkurt 2020, 14:23 Nga DOSJA
Zv.kryeministri i Kosovës takohet me zyrtarin amerikan: Qeveria e re do

KOSOVË– Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfaqësuesit të Lartë të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka takuar edhe ushtruesin e detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker.

Në një postim në Facebook, Hoti tregon se kanë biseduar për nevojat që ka Kosova si shtet për të avnacuar raportet me shtetet e rajonit dhe sidomos normalizimin e raporteve me shtetin fqinj, Serbinë.

Zëvendëskryeministri Hoti është shprehur se e ka falënderuar Rikerin edhe për letrën që Sekretari Pomepo i ka dërguar Albin Kurtit e në të cilën përmendet se qëllimi final i dialogut është njohja reciproke.

“Me z.Philip Reeker, ushtruesin e detyrës se ndihmës Sekretarit te Shtetit për Evrope dhe Euro-Azi, biseduam për nevojën qe kemi si shtet për te avancuar ne marrëdhëniet rajonale, ne veçanti ne normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke me Serbinë. E falënderova për letrën e Sekretarit Pompeo, i cili qarte e thotë se qëllimi final i dialogut është njohja reciproke.Qeveria e re e ka gjithë mbështetjen e vendit mik SHBA për te avancuar ne proceset e rëndësishme qe kemi përpara. Dhe nuk do ta humbim këtë mundësi”, ka shkruar Hoti.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti philip reeker avdullah hoti philip reeker

Sondazh

Poll