Bota

Koronavirusi po përhapet në mënyrë të shpejtë/ Shkon 1500 numri i viktimave

15 Shkurt 2020, 16:00 Nga DOSJA
Koronavirusi po përhapet në mënyrë të shpejtë/

KINË- Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në 1526 dhe janë regjistruar 2,277 dyshime për të infektuar në provincën Wuhanit. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara arrin 66,462 në shkallë vendi, nga të cilat 11.053 janë raste shumë të rënda.

Sipas mediave të huaja Autoritetet  e kryeqytetit Kinez, Pekin kanë paralajmruar që të gjithë njerzit që kthehen në qytet nga pushimet, do të futen 14 ditë në keratinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vetëm në provincën e Hubei, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar deri më tani ka shkuar 67,088, nga të cilat 2.641 u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.

Nga virusi i ri po vdesin rreth 2 për qind e personave të infektuar, por ai po përhapet më shpejt sesa çdo virus tjetër i organeve të frymëmarrjes që është paraqitur gjatë këtij shekulli.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota autoritete e pekinit coronavirus autoritete e pekinit coronavirus

Sondazh

Poll