Bota

Afrika preket nga koronavirusi, shfaqet rasti i parë në Egjipt

15 Shkurt 2020, 16:50 Nga DOSJA
Afrika preket nga koronavirusi, shfaqet rasti i parë në Egjipt

EGJIPT- Egjipti ka konfirmuar rastin e parë të një koronavirusi vdekjeprurës që u shfaq në Kinën qëndrore në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë është përhapur në shumë provinca të tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Khaled Mugahed tha në një deklaratë për shtyp se personi i prekur ishte një “i huaj” që nuk shfaqte ndonjë simptomë serioze.

Zyrtarët ishin në gjendje të konfirmonin rastin përmes një programi vijues të zbatuar nga qeveria për udhëtarët që vinin nga vendet ku virusi është përhapur. Deklarata e ministrisë thoshte se personi ishte shtruar në spital dhe në izolim. Ai nuk specifikonte kombësinë e personit ose pikën e hyrjes së tyre.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1526 njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi 64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: Aljazeera

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll