Bota

Frika nga koronavirusi/ Nisi të dizenfektimi i parave, futen në karantinë

15 Shkurt 2020, 18:46 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi/ Nisi të dizenfektimi i parave, futen në

KINË-Kina ka filluar sot dezinfektimin dhe izolimin e kartëmonedhave të përdorura në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (Covid-19) që ka vrarë 1.527 njerëz.

Sipas Daily Mail, lajmi u njoftua nga zv/guvernatori i bankës qendrore kineze Fan Yifei, i cili ka përsëritur mbështetetjen e saj për kompanitë në vështërsi.

Ja se si bëhen procedurat për të dezinfektuar kartëmonedhat:

Fan Yifei sqaroi se do të përdoren rrezet ultravjollcë ose temperaturat e larta për dezinfektimin e kartëmonedhave, të cilat më pas do të vulosen dhe izolohen.

Pas periudhës së “karantinës”, kohëzgjatja e së cilës do të varet nga ashpërsia e epidemisë në rajon, kartmonedhat mund të rihidhen në qarkullim.

Gjithnjë e më shumë blerje në internet

Për shkak të frikës së infektimit, shumë kinezë tashmë po kufizojnë përdorimin e kartëmonedhave duke parapëlqyer blerjet në internet.

Eshtë e nevojshme, – tha zv / guvernatori, të minimizohet përdorimi i kartmonedhave  “për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e përdoruesve”.

Përveç kësaj, Fan Yifei tha se transfertat bankare midis provincave janë pezulluar.

A.K.Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus coronavirus

Sondazh

Poll