Bota

“Kishte ndërkombëtarë pas”/ Vuçiç pas kthimit nga Gjermania: Në Mynih zbulova që Haradinaj nuk e vendosi i vetëm tak

15 Shkurt 2020, 16:01 Nga DOSJA
“Kishte ndërkombëtarë pas”/ Vuçiç pas

MYNIH– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pasi është kthyer nga Mynihu në Beograd është  takuar me krerë të kishës ortodokse serbe. Në një konferencë para gazetarëve kreu i shtetit serb ka folur edhe për taksën 100 % që ishte vendosur gjatë kohës sa Ramush Haradinaj drejtonte qeverinë e Kosovës.

Siç pretendon Vuçiç, në Gjermani gjatë vizitës së fundit e ka kuptuar që Ramush Haradinajt për të mbajtur vendimin për taksën i kanë qëndruar edhe disa shtete të tjera mbrapa, pa zbuluar emra. Ai ka thënë se për një gjë të tillë do të flasë në të ardhmen.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se prapa një vendimi të tillë qëndronte edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, ka shtuar më tej kreu i shtetit serb shkruan Kosova Online, trasnmeton Gazeta Express.

Në Mynih të Gjermanisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme Konferenca e Sigurisë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri I ri Kosovës Albin Kurti.Në Munih sot u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic konferenca e sigurisë në mynih taksa ndaj serbise aleksander vucic konferenca e sigurisë në mynih taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll