Politike

Takimi në Korçë/ Salianji: Takimet me demokratët nuk shqetësojnë demokratët, por Ramën

Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, Salianji tha se rrogëtarët duan ta mbajnë peng PD-në dhe të nënshtruar.

10 Janar 2026, 17:59 Nga E.d
Takimi në Korçë/ Salianji: Takimet me demokratët  nuk
Foto ilustruse

KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se takimet me demokratët nuk shqetësojnë demokratët, por Edi Ramën. Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, Salianji tha se rrogëtarët duan ta mbajnë peng PD-në dhe të nënshtruar. Ai tha se PD-së i shërben revolta, përplasja dhe përballja me qeverinë, si dhe përplasja e drejtpërdrejtë me Edi Ramën.

“E nisa nga kjo dhe dua ta vazhdoj me organizimin tonë të brendshëm. Kemi arritur që, në zonën që mbulova, nga humbje ta çonim rezultatin në barazim. Me të njëjtat kushte represioni që Rama ka përdorur në zgjedhje, me paratë, me Peleshin dhe shokët e Peleshit në PD. Ne nuk kemi marrë para. A është faji vetëm i atyre që na vodhën, apo edhe i lidershipit? Diferenca shkoi në 22 mijë vota. Janë shumë. Duke marrë parasysh edhe largimin e popullsisë nga kjo trevë, që bëri të kishim një deputet më pak.

Rrogëtarët duan ta mbajnë peng PD-në, të nënshtruar. Kam dëgjuar shumë që thonë: ‘Takimet me demokratët shqetësojnë demokratët’. Jo, jo. Shqetësojnë vetëm Edi Ramën. Paradite lidershipi ofron bashkinë, pasdite përjashton. Paradite kërkojnë drejtësi, pasdite shajnë me libër shtëpie SPAK-un. Në mëngjes thonë se Avokati i Popullit u zgjodh nga Rama dhe pasdite Avokatja e Popullit merr funksion nga Rama. PD-së i shërben revolta, përplasja dhe përballja me qeverinë, përplasja e drejtpërdrejtë me Edi Ramën.”, tha ai./Dosja.al

 

 

ervin salianji pd takim

Sondazh

Poll