Politike

Akuzat se ka agjendë personale/ Salianji: Lidhjet me krimin i kanë personazhet e tjerë në qeveri

Ai tha se Edi Rama paguan për një takim 20 mln lekë.

10 Janar 2026, 17:46 Nga E.d
Akuzat se ka agjendë personale/ Salianji: Lidhjet me krimin i
Foto ilustruse

KORÇË- Ervin Salianji iu është përgjigjur akuzave për agjendë personale. Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, Salianji tha se lidhjet me krimin i kanë personazhet e tjerë në qeveri. Ai tha se Edi Rama paguan për një takim 20 mln lekë.

“Korça po e tregon veten. Kjo pjesëmarrje kjo energji që po shihet na mbush me shpresë dhe na jep forcë për të vazhduar. Një pjesë e madhe apo të gjithë keni marrë një mesazh që nuk është nga Korca, thoshte ka agjendë personale që është dialektore e një treve tjetër. Atij mesazh që besoj se është dërguar nga Edi Rama se vetëm ai mund të ketë 20 mln lekë për një takim për të mbushur me mesazhe gjithë dynjanë që takimi organizohet nga krimi organizuar. Lidhjet me krimin i kanë personazhet e tjerë në qeveri”, tha ai./Dosja.al

pd takim ervin salianji

Sondazh

Poll