Politike

Anëtari FRPD Korçë në takimin e Salianjit: PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë

 Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, ai tha se Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. 

10 Janar 2026, 17:41 Nga E.d
Anëtari FRPD Korçë në takimin e Salianjit: PD do të
Foto ilustruse

KORÇË- Anëtar i forumit Rinor të PD në Korçë, Anxhelo Pela ka deklaruar se PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë. Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, ai tha se Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. 

Pela tha se nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe, demokratët e tjerë ndjehen dyfish më të përjashtuar se ai.

'Sot është kthyer në betejë ekzistenciale për popullit shqiptar. Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. PD është një figurë që gjithmonë ka prodhuar ide dhe figura të reja. Duhet të ofrojmë model të besueshëm dhe me intelekt dhe jo me sharje. A mund të rimëkëmbet PD , vetëm nga të vjetrit? Edhe unë mendoj që jo. A mund të rimëkëmbet PD vetëm nga të rinj?

Unë mendoj që PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë. Nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe, unë ndjehem dyfish më i përjashtuar se ai. Ndaj nëse dikush pretendon se sigla e PD po përdoret për qëllime personale i ftoj të shohin këtë sallë të mbushur plot”, tha ai./Dosja.al

pd takim korçë

Sondazh

Poll