Politike

“Hidrovorët punojnë si inceneratorët”/ Meta: Rama ia vuri faijn ‘qametit’ vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike

Ai tha se që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike.

10 Janar 2026, 15:05 Nga E.d
“Hidrovorët punojnë si inceneratorët”/ Meta: Rama ia
Foto ilustruse

TIRANË- Ish- presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës të krijuar për shkak i motit të keq, i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se hidrovorët punojnë si inceneratorët.

Ai tha se që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike.

Meta shkruan se Rama me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin "qametit" por edhe popullit që flak qese plastike. Në fund, ai tha se me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë.

REAGIMI

Kreu i Organizatës Kriminale, i cili u kujtua të mblidhte Komitetin e Emergjencës Civile vetëm 4 ditë pas përmbytjeve që shkaktoi korrupsioni skizofrenik i Qeverisë dhe bashkive të tij, mori në mbrojtje korrupsionin (hidrovorët) e tij. Në kundërshtim me banorët e përmbytur dhe specialistët e hidrologjisë, ai me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin “qametit” por edhe popullit që flak qese plastike. Ndërsa administrata e tij e dyfishuar nuk ka asnjë faj pse nuk pastron kanalet në verë apo jep leje ndërtimi mbi kolektorë.

Veçanërisht përmbytja e Gjirokastrës është një “arritje” historike që vetëm Edi Rama mund ta realizonte, ndërkohë që sasia e reshjeve ishte nën mesataren mujore. Sepse Edi Rama, në vend që të marrë masa në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër, apo të përgatitet në dimër për të parandaluar zjarret në verë, ka vendosur të mbrojë pa i’u dridhur qerpiku korrupsionin e tij edhe me hidrovorët.

Sepse për të, hidrovorët punojnë po aq mirë sa inceneratorët që nuk ekzistojnë, me të vetmin ndryshim që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike. Me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë. Megjithatë, rëndësi ka që hidrovorët “punojnë” si inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Këtu turpi nuk ka më turp nga turpi./Dosja.al

ilir meta edi rama hidrovorët

Sondazh

Poll