Politike

“Mirë se erdhe në Korçën e zemrës zoti Salianji”! Sekretari Organizativ i PD: Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet

Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, ai tha se meritokracia nuk është fjalë luksi, por kusht për fitore.

10 Janar 2026, 17:35 Nga E.d

“Mirë se erdhe në Korçën e zemrës zoti

KORÇË- Sekretari Organizativ i PD ka deklaruar se ky takim po bëhet, pasi PD nuk është siç duhet. Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, ai tha se meritokracia nuk është fjalë luksi, por kusht për fitore.

Ai tha se nuk mund të kërkosh votën e shqiptarëve, kur brenda ekziston servilizmi. Në fund, Sekretari Organizativ i PD tha se ky takim nuk është kundër PD-së, por për ta shpëtuar PD-në.

“Mirë se erdhe në Korçën e zemrës zoti Salianji. Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Ka njerëz dhe demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por nuk janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale.

Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Kemi njerëz të lënë mënjanë, demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por s’janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale. Ne kemi nevojë për një PD që hapet nga besimi. Meritokracia nuk është fjalë luksi, por kusht për fitore.

Nuk mund të kërkosh votën e shqiptarëve, kur brenda nesh ekziston servilizmi. Ky takim nuk është kundër PD-së, por për ta shpëtuar PD-në. Për sa vjet duhet të kalojë që të jetë momenti i duhur? PD nuk është krijuar për të qenë e qetë. Unë nuk pranoj që Korça të jetë bastion i humbjes. Ne nuk jemi parti muze, por shpresa e shqiptarëve. PD ka lindur për të fituar dhe jo për të qëndruar te fasada.”, tha ai./Dosja.al

pd korçë takim

Sondazh

Poll