Politike

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, mesazhi i opozitës për narkoshtetin është, ik një minutë e më parë

Lideri i opozitës tha se zemërimi është i jashtëzakonshëm dhe i papërmbajtur.

10 Janar 2026, 15:30 Nga E.d
Protesta e 24 janarit/ Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, mesazhi i
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita nuk e merr pushetin me dhunë dhe se ka protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se mesazhi i opozitës për narkoshtetin është, ik një minutë e më parë.

Lideri i opozitës tha se zemërimi është i jashtëzakonshëm dhe i papërmbajtur. Ai tha se opozita është e vendosur që ta largojë nga pushteti, atë çfarë ai e quajti 'organizatë kriminale'.

BERISHA: Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.

Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?

Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju një thirrje ndaj protestuesve dhe në një formë ose në një tjetër, pritet që 24 janari t'i ngjajë 21 janarit?

Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të./Dosja.al 

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll