Politike

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lideri i opozitës tha se qeveria ka fituar një urrejtje të madhe.

10 Janar 2026, 15:44 Nga E.d
Protesta e 24 janarit/ Berisha: Shqiptarët kërkojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk do më t'i shohë më me sy ata njerëz. Lideri i opozitës tha se qeveria ka fituar një urrejtje të madhe.

Sali Berisha: Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat. Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t'i shohë më, nuk do më t'i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll