Politike

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Njerëzit i sjell revolta e brendshme ndaj pushtetit

Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se të gjitha forcat politike, personalitetet e botës akademike dhe shoqëritë civile janë të gatshëm në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama.

10 Janar 2026, 15:35 Nga E.d
Protesta e 24 janarit/ Berisha: Njerëzit i sjell revolta e brendshme ndaj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se njerëzit në protestë i sjell revolta e brendshme ndaj pushtetit. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se të gjitha forcat politike, personalitetet e botës akademike dhe shoqëritë civile janë të gatshëm në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama.

Lideri i opozitës tha se në forumin e ditës së djeshme mungoi Lapaj, por pohoi se e ka përgëzuar për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave.

Pyetje: Zoti Berisha, pse nuk po arrijnë të gjitha partitë opozitare që të mblidhen në një protestë të vetme? Po t’i shohim, të gjitha partitë opozitare denoncojnë dosjen Balluku, dosjen e Ashqit, por nuk po arrijnë që të kenë të jenë së bashku në një protestë.

Sali Berisha: Tani të marrim, të marrim kështu po. Dje ishte një forum, të themi një takim i gjerë, shumë i gjerë, i të gjitha forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave, personalitete me reputacion, të cilët janë të gatshëm ose janë të vendosur në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo që patë ju dje, aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama.

Pyetje: Por munguan, zoti Lapaj…

Sali Berisha: Prit një minutë. Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.

Pyetje: Zoti Berisha, do t’i vendosni ndonjë kuotë deputetëve ose njerëzve që kanë poste në Partinë Demokratike për të sjellë njerëz në protestë apo…

Sali Berisha: Njerëzit siç e pa, siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll