10 Janar 2026, 14:18
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes se Kryesia e PD-së do të përcaktojë së shpejti datën e protestës së ardhshme. Ai theksoi se protestat e vazhdueshme janë e vetmja rrugë për largimin e qeverisë aktuale.
Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se alternativat e tjera janë iluzive dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë në vijën e parë të reagimit kundër pushtetit, ndërsa vlerësoi si pozitive zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Në fund, Kryedemokrati shtoi se janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron.
"Është diskutuar dhe menduam që të jetë kryesia sepse domosdoshmëria e protestave, pra koha për protestë ka kaluar në fakt, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme, duke theksuar edhe njëherë, rruga e vetme... se duhet të jemi shumë të ndershëm dhe të kthjellët.... rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme. Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzive.
Nëse besojmë se Edi Ramën do ta marrin me vete dosjet dhe krimet e tij, ne gabohemi, dhe nuk duhet të gabohemi. Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur. Në qoftë se ne ai presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia, të themi e SHBA, që ka motiv të plotë, qoftë me dosjen e Bilalit, qoftë me dosjen e McGonigalit, përsëri ne nuk jemi realistë, pasi ky proces dhe ky problem është i komplikuar, nuk është një problem i thjeshtë.
Por ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët shqiptarë. Unë mendoj se zhvillimet janë pozitivë në krahun e opozitës. Janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron. Juve u kujtohet, në San Paolo, pika e parë e rendit të ditës ishte Venezuela, pika e dytë ishte Shqipëria, për ngjashmëritë që ka Maduro me Ramaduron. Kam bindjen se partnerët tanë, kudo, nga këto zhvillime, do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
10 Janar 2026, 14:01
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish tek deklaratat e Arben Ahmetaj. ...
Politike
10 Janar 2026, 13:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për mosmenaxhimin e situat...
Politike
10 Janar 2026, 13:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë kritikoi ashpër qeverinë p&eu...
Politike
10 Janar 2026, 13:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ësht&eu...
Politike
10 Janar 2026, 11:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, shpreh mbështetje për protestat masive në Iran kundër regjimit teokratik të...
Politike
9 Janar 2026, 18:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e s...
Politike
9 Janar 2026, 16:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhje të Kryesis&...
Politike
9 Janar 2026, 15:43
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrësa, Benet Beci dhe gjashtë të tjerë. B&...
Politike
9 Janar 2026, 15:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e s...
Politike
9 Janar 2026, 15:21
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat pas tryezës me temë &ldqu...