10 Janar 2026, 14:20
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur bindjen se Fronti Opozitar nuk ka për qëllim dominimin e asnjë partie, por krijimin e një fryme të bashkuar që do të mundësojë largimin e regjimit të tanishëm. Duke folur nga mbledhja e Kryesisë, Berisha theksoi se ky front është një akt qytetar i guximshëm, i cili ka si qëllim luftën kundër regjimit të Edi Ramës, të cilin ai e cilësoi si të keqen më të madhe të këtij vendi. Gjithashtu Lideri i opozitës i bëri thirrje individëve, organizatave dhe forcave politike që nuk ishin pjesë e takimit të bashkohen në këtë front të gjerë opozitar, i cili synon krijimin e një aleance të fuqishme dhe jo dominimin e asnjë partie.
"Dje, po në këtë kuadër, thirrëm një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm me shoqërinë civile dhe forcat politike. Në emër tuaj, unë u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilat pavarësisht nga pavarësia e tyre në kuptimin politik, pa asnjë afilacion partiak, por erdhën aty se të gjithë ata janë kundër të keqes që po përjeton vendin.
Aty u bashkuam kundër një të keqe të përbashkët dhe aty erdhën të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ishte një akt i guximshëm qytetar i tyre, i përgjegjshëm i tyre. Dhe unë i siguroj se ne do bëjmë gjithçka për të vazhduar me ta dialogun, për të dëgjuar zërin e tyre, këshillat e tyre dhe për të vepruar bashkërisht kundër kësaj të keqe.
Ftoj individë, organizata, forca politike të tjera që nuk ishin dje aty të bashkohen me këtë front si rruga më e sigurtë për të luftuar kundër kësaj të keqe. Nuk ka synim ky front dominimin e një partie apo një tjetër, ka synim krijimin e një forumi, një fronti të përbashkët, një fryme të gjerë për të larguar nga pushteti një minutë e më parë këtë regjim që e meriton vetëm një cilësim: kakistokraci. Grekët e lashtë quanin të tillë më të keqin e regjimeve.
Dhe ky kështu është.
Diskutime të shumta u zhvilluan, mendime të çmuara u shprehën. Ne do vazhdojmë përpjekjen për institucionalizimin e këtij forumi, kësaj aleance, ta quajmë si të biem dakord. Urojmë dhe shpresojmë që kjo të shtrihet edhe në rrethe, në qarqe, në mënyrë që një përpjekje e madhe mbarëshqiptare të bëhet kundër këtij regjimi," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
10 Janar 2026, 14:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes se Kryesia e PD-së do të përcakto...
Politike
10 Janar 2026, 14:01
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish tek deklaratat e Arben Ahmetaj. ...
Politike
10 Janar 2026, 13:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për mosmenaxhimin e situat...
Politike
10 Janar 2026, 13:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë kritikoi ashpër qeverinë p&eu...
Politike
10 Janar 2026, 13:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ësht&eu...
Politike
10 Janar 2026, 11:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, shpreh mbështetje për protestat masive në Iran kundër regjimit teokratik të...
Politike
9 Janar 2026, 18:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e s...
Politike
9 Janar 2026, 16:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhje të Kryesis&...
Politike
9 Janar 2026, 15:43
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrësa, Benet Beci dhe gjashtë të tjerë. B&...
Politike
9 Janar 2026, 15:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e s...