Politike

"Durana e Troplinëve ka kontrolluar çdo të dhënë të këtij shteti"/ Berisha: Intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë

Berisha theksoi se intervista e Ahmetajt përbën një autopsi të thellë të korrupsionit dhe vjedhjeve të Edi Ramës, duke zbuluar dokumente dhe fakte që provojnë se shteti shqiptar është nën kontrollin e grupeve të lidhura me pushtetin, si Troplinët. 

10 Janar 2026, 14:01 Nga DOSJA
"Durana e Troplinëve ka kontrolluar çdo të dhënë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish tek deklaratat e Arben Ahmetaj. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha theksoi se intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë.

Berisha theksoi se intervista e Ahmetajt përbën një autopsi të thellë të korrupsionit dhe vjedhjeve të Edi Ramës, duke zbuluar dokumente dhe fakte që provojnë se shteti shqiptar është nën kontrollin e grupeve të lidhura me pushtetin, si Troplinët. 

"Ndërkohë, duhet të shtoj se intervista e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ishte autopsia më e thellë e vjedhjeve dhe korrupsionit të Edi Ramës me dosje, me dokumente dhe fakte. A mund të imagjinoni ju, Durana zona teknologjike e Durrësit, de facto territor komplet i Troplinëve, të cilët me Agasin kanë kontrolluar çdo të dhënë të këtij shteti nga dosjet më sekrete të prokurorive, gjykata, shërbimit të fshehtë tek çdo lloj e dhënë tjetër. Durana e Edi Ramës me Troplinët.

Ato dosje janë një aktakuzë më e rënda edhe për sistemin e kapur të drejtësisë. Sa herë është denoncuar dosja e Porto Romanos? E Ekoparkut në Durrës? Me dhjetëra, në mos qindra herë. Me dokumente, me çdo gjë. Asgjë nuk ndodh. Pse? Se është direkt Edi Rama dhe thjeshtra të implikuar në të. E njohur kjo. 15 mijë euro kamera e policit, u garantoj që kush në botë në asnjë vend nuk e vendosin policët 15 mijë euro kamera.

Po ka kjo? Është njëlloj si historia e kapeles së policit. Polici suedez, kapelja e tij 15 euro. Kapelja e policit shqiptar 320 euro me Plarentin që kalon nga një studio në tjetër, një hajdut i shpifur që ka ndarë paratë me Ramën.
Të gjitha këto kanë vetëm një konkluzion. Është populli dhe vetëm populli ai që duhet t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar, largimin e tij një minutë e më parë nga pushteti," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll