Politike

Berisha: Uroj që Shqipëria një minutë e më parë të zhvillojë zgjedhje si Kosova

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se ka ndjekur me admirim zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.

3 Janar 2026, 12:29 Nga E.d
Berisha: Uroj që Shqipëria një minutë e më parë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se uron që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje si Kosova. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se ka ndjekur me admirim zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë. Ai tha se Albin Kurti, qytetarët e Kosovës dhe forcat politike u angazhuan në një proces zgjedhor dinjitoz të qytetëruar, që bën krenar çdo shqiptar.


"Nuk e kam ndjekur me aq vëmendjen fushatën zgjedhore, por kam ndjekur me admirim zhvillimin e zgjedhjeve dhe natyrisht kam përgëzuar fituesin e këtyre zgjedhjeve, Albin Kurti dhe qytetarët e Kosovës dhe forcat politike që u angazhuan në një proces zgjedhor dinjitoz të qytetëruar, që bën krenar çdo shqiptar dhe që Shqipëria nuk e ka. Ndaj dhe duke mos marrë përsipër të komentoj rezultate konkrete të forcave të tjera politike. Uroj që Shqipëria një minutë e më parë të zhvillojë zgjedhje si Kosova," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha kosova shqipëria

Sondazh

Poll