Politike

"Rrëzimi i Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët"/ Berisha: Ky është inkurajim për opozitën që të largojmë Ramaduron

Duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati theksoi se këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

3 Janar 2026, 12:15 Nga E. D
"Rrëzimi i Maduros është një lajm i mirë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se rrëzimi i Presidentiti të Venezuelës Nicolas Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët. Duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati theksoi se këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

"Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar. Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.

Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro. Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot gjithashtu populli iranian është në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve. Qytete të tëra të Iranit janë përfshirë nga protesta të fuqishme. Le të urojmë që Ajatollahu dhe suita e tij të kenë sa më shpejt fatin e Maduros," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll