Politike

Rama ndan PAMJET: Muzeu Onufri kapërcen 100 mijë vizitorë për të dytin vit radhazi

Sipas tij, vit pas viti Berati po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

3 Janar 2026, 08:28 Nga E. D
Rama ndan PAMJET: Muzeu Onufri kapërcen 100 mijë vizitorë
Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” në Berat. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se muzeu është vizituar nga 100 mijë vizitorë

"MIRËMËNGJES dhe me këtë lajm të bukur nga Berati, ku për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh, ju uroj një fundjavë të mbarë," shkruan rama në Facebook./Dosja.al

berat edi rama muzeu kombëtar i ikonografisë “onufri”

Sondazh

Poll