Aktualitet

VIDEO/ Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët! Arrestohet 28-vjeçari në Laç

Uniformat blu kanë bërë me dije se, 28-vjeçari, kërcënonte qytetarët dhe dëmtonte prona në zonë si xhamat e një lokali. 

31 Dhjetor 2025, 11:32 Nga D.S

VIDEO/ Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte

LAÇ- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar banues në Laç pasi, qakullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov. Uniformat blu kanë bërë me dije se, 28-vjeçari, kërcënonte qytetarët dhe dëmtonte prona në zonë si xhamat e një lokali. 

Në momentin e arrestimit, shërbimet policore, i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

"Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandaloi ngjarje të mundshme kriminale.
Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve policore, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit se një shtetas i armatosur lëvizte me armë zjarri automatike në dorë, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”.
Shërbimet e Policisë, në kuadër të këtij operacioni, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, me qytën e kallashnikovit.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

 

kurbin laç lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov kërcënonte qytetarët

Sondazh

Poll