Aktualitet

VIDEO/Goditet një tjetër biznes që tregtonte lëndë piroteknike! Policia sekuestron 691 fishekzjarre/ Procedohet pronarja 64-vjeçare

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike, fishekzjarre, të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.

31 Dhjetor 2025, 09:29 Nga D.S

VIDEO/Goditet një tjetër biznes që tregtonte lëndë

VLORË- Policia e Vlorës ka goditur një tjetër biznes që tregtonte lëndë piroteknike. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike, fishekzjarre, të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të kësaj ndërhyrje, u procedua penalisht pronarja e dyqanit, 64-vjeçarja me iniciale L.V. Uniformat blu njoftuan se, lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës në Vlorë.

Njoftëi i policisë

"Vlorë/Goditet një tjetër rast i tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre).
Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare ka evidentuar një tjetër rast në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

tregtonte lende piroteknike ne vlore procedohet penalisjt 64 vjecarja vlore

Sondazh

Poll