Aktualitet

EMRI/ Aksion në Korçë! Arrestohet me armë zjarri 31-vjeçari i përfshirë në ngjarje kriminale

Mësohet se gjatë kontrolleve në një lokal,shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje

31 Dhjetor 2025, 09:44 Nga D.S

EMRI/ Aksion në Korçë! Arrestohet me armë zjarri

KORÇË-  Një aksioni i komisariatit të policisë të Korçës, mbrëmjen e djeshme ka përfunduar nëarrestimin e një 31-vjeçari. Mësohet se gjatë kontrolleve në një lokal,shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje. I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate ne periferi te qytetit të Korçës. Qeraxhi, rezulton i përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë

"Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Target".Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në kontrollet e ushtruara nëpër ambiente të ndryshme, ku mund të ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas lëvizte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Target”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, në ambientet e të cilit u konstatua shtetasi A. Q., që dyshohej se ishte i armatosur.Ky shtetas, sapo vuri re forcat e Policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi, me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia, por u kap dhe neutralizua.Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

 

arrestohet 31-vjeçari korce andi qeraxhi

Sondazh

Poll