Aktualitet

Zbulohet 'foleja' e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohen tre shtetase të huaja, procedohen edhe 6 persona të tjerë

Uniformat blu bëjnë me dije se, janë proceduar penalisht edhe 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

31 Dhjetor 2025, 10:50 Nga D.S

Zbulohet 'foleja' e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohen tre

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy kineze dhe një tajlandeze, pasi apartamentin që kishin marrë me qira në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë e shfrytëzonin për prostitucion. Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan personat T. L. dhe Y. J., nga Kina si dhe B. S., nga Tailanda. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 personat e tjerë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rental house”. Në një apartament të marrë me qira, në bulevardin “Zogu i parë”, ushtronin prostitucion, vihen në pranga 3 shtetase të huaja. Procedohen penalisht 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative, për goditjen e rasteve të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin policor “Rental house”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas.

3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

foleja\\\' e prostitucionit në tiranë

Sondazh

Poll