Aktualitet

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, reagon policia: Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht, e mitura shtatzënë

Uniformat blu, bëjnë me dije se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan shtetasin Rushan Selko 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat.

31 Dhjetor 2025, 09:54 Nga D.S
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, reagon policia: Ngjarja e
Rushan Selko

POGRADEC- Policia e Korçës ka reaguar rreth përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec. Uniformat blu, bëjnë me dije se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan shtetasin Rushan Selko, 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat.

Sipas tyre, 12-vjeçarja ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit se se në muajin gusht 2025, Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Policia njofton se nga ky akt i dhunës, e mitura është shtatzënë 22 javëshe.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë.

Si u zbulua rasti?

Ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme në Pogradec. Një e mitur është përdhunuar nga një i moshuar rreth 70 vjeç me emrin Rushan Selko disa javë më parë. Ngjarja është zbuluar pas një vizitë të vajzës së spitalin e Korçës, ku rezultoi 22 javëshe shtatzënë. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Mësohet se i moshuari, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit./Dosja.al 

perdhunimi i 12 vjeçares në pogradec rushan selko

Sondazh

Poll