Aktualitet

Tregtonin lëndë piroteknike/ Policia: Procedohen penalisht pronarët e 3 dyqaneve në Peshkopi

Uniformat blu kanë sekuestruar kuti të konsiderueshme me lëndë piroteknike ndërsa në hetim u morën personat, O.D., A.K. dhe D.M.

31 Dhjetor 2025, 08:37 Nga D.S

Tregtonin lëndë piroteknike/ Policia: Procedohen penalisht

PESHKOPI- Policia ka proceduar penalisht tre persona pasi mbanin sasi fishekzjarresh dhe kapsollash në dyqane në Peshkopi, me qëllim tregtimin e tyre. Uniformat blu kanë sekuestruar kuti të konsiderueshme me lëndë piroteknike ndërsa në hetim u morën personat, O.D., A.K. dhe D.M.

Në prag të festave të fundvitit, policia bën me dije se, po zbatohet plani për parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit të lëndëve piroteknike me qëllim shitjen e kundërligjshme të tyre. Ndërkohë, Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos tregtojnë apo përdorin lëndë piroteknike pasi përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre. 

Njoftim i Policisë

'Vijon plani i posaçëm operacional për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Konstatohen 3 dyqane në qytetin e Peshkopisë, ku mbaheshin sasi fishekzjarresh dhe kapsollash, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara. Procedohen penalisht 3 shtetas dhe sekuestrohen kuti me lëndë piroteknike.

Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit të lëndëve piroteknike me qëllim shitjen e kundërligjshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, evidentuan 3 dyqane që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O.D., A.K. dhe D.M., pasi në dyqanet e tyre u gjetën kuti me lëndë piroteknike, të cilat mbaheshin me qëllim shitjen e tyre, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara.Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.'./Dosja.al 

tregtonin lëndë pirotkenike ne diber diber policia e shtetit

Sondazh

Poll