Aktualitet

10 bashki do të kompensohen për dëmet e shkaktuara nga zjarri/ Ministria e Mbrojtjes: 191.5 milionë lekë në dispozicion

Në një postim në Facebook nga ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu thuhet se, në dispozicion janë 191.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit

31 Dhjetor 2025, 09:01 Nga D.S
10 bashki do të kompensohen për dëmet e shkaktuara nga zjarri/
foto ilustruese

TIRANË-  Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka nisur kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në një postim në Facebook nga ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu thuhet se, në dispozicion janë 191.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit. Ndërkohë ministri Vengu njofton ky kompension vjen pas një përfundimi të vlerësimit dhe verifikimit të plotë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive.

Njoftimi i plotë.

"191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki.
Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë."/Dosja.al

 

ministria e mbrojtjes kompensim nga demet e ezjarrit

Sondazh

Poll