Politike

Berisha: Kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.

30 Dhjetor 2025, 13:31 Nga E.d
Berisha: Kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.

Nga zyra e selisë blu, ai tha se për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh, që kanë për detyrë kontrollin në. Sipas tij, zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi.

"Por sot duhet të informoj shqiptarët se kthetrat e zeza të AKSHI-t, në fakt të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. E ndaluar. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar.

Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij. Rumi është lule me ato që ka kryer Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij në pronat e shqiptarëe, në pronat e shtetit shqiptar në tërësi dhe në veçanti në brigjet e Jonit Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë. Faktikisht zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama akshi

Sondazh

Poll