Politike

PD bojkot Komisioneve për Territorialen dhe Zgjedhoren, Rama: Do i bëjmë me ose pa ata

Në konferencën e fundvitit në Kryeministri, Rama tha, se PS zgjodhi të mos përfshihej fare në proces.

30 Dhjetor 2025, 13:29 Nga D.S

PD bojkot Komisioneve për Territorialen dhe Zgjedhoren, Rama: Do i

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet për bojkotin e PD-së për të mos marrë pjesë në komisionet e përbashkëta të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. 

Në konferencën e fundvitit në Kryeministri, Rama tha, se PS zgjodhi të mos përfshihej fare në proces. Ai shtoi se opozita e ka pasur gjithmonë vendin në tryezë dhe se nëse duan një qeveri ndryshe atëherë të fitojnë zgjedhjet. Rama u shpreh se qeveria do të vijojë të bëjë punën me apo pa opozitën.

"Harrojnë që në fund të ditës, zgjedhjet janë çështje zgjedhjesh. Si mundet që të imagjinohet të merret seriozisht një parti demokratike që është zyrtarisht? Po të ishim atë që tenxheret thonë se jemi ne, do e kishim zgjedhur avokatin e popullit vetë, vinim Muhamet Veliun. Ne themi që nuk do propozojmë fare dhe propozon opozita. Vjen lista e propozuar me firma, lloj-lloj krijesash cirku aty dhe mes gjithë tyre qorrave shohim një me një sy.

Them një sy e ka, ka mbaruar shkollën jashtë. Papritur merret vesh se do tërheqin firmat, ku ka bërë vaki kjo? Çfarë është këtu gallatë, ku hyjmë ne në këtë bojkot? Vijnë vetë, ikin vetë, ngrihen vetë, shtrihen vetë, puna e tyre. Ne kemi detyrën të udhëheqim dhe t’i bëjmë të gjitha gjërat që duhen bërë. Gjithmonë e kanë pasur vendin në tryezë, duan të hyjnë nga dera dhe të futen Bujrum. Por ne peng nuk na merr dot askush dhe ne punën që do bëjmë do e bëjmë me ata ose pa ata. Edhe këto reforma, mirë do të jenë t’i bëjmë bashkë. Duan qeveri kështu apo ashtu, të fitojnë zgjedhjet," tha Rama./Dosja.al 

kryeministri edi rama konferenca e fundvitit avokati i popullit

Sondazh

Poll