Politike

Tenderat i merrte Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj/ Rama: AKSHI është institucion krenarie për ne

Më konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se 2025 ishte një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe shtoi se AKSHI është institucion krenarie dhe ka dhënë ndihmë për integrimin në BE.

30 Dhjetor 2025, 12:20 Nga E. D
Tenderat i merrte Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur AKSHI-n si një institucion krenarie, edhe pse në këtë institucion janë kryer disa nga aferat më të mëdha me tenderat. Më konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se 2025 ishte një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe shtoi se AKSHI është institucion krenarie dhe ka dhënë ndihmë për integrimin në BE.

"Çfarë është ky muhabet, a do jeni dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor. Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi të qartë bashkë. Është një institucion për të qenë krenar. Kur duhet të shkonit të mbanit radhë, edhe për një certifikatë të gjendjes civile, 620 miliardë lekë, 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit. Falë atiih AKSHI, 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Në 2025, janë 17 milionë shërbime të gjeneruara," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll