Sport

Icardi është gati të hakmerret ndaj Interit, mund të mos firmosë

13 Shkurt 2020, 17:23 Nga DOSJA
Icardi është gati të hakmerret ndaj Interit, mund të mos

Mauro Icardi nuk mendon se e ka humbur betejën e tij me Interin, e cila filloi një vit më parë dhe është gati të marrë hakmarrjen e tij. Një hakmarrje që ka një emër: Juventus.

Sulmuesi mund të vendosë të mos e vazhdojë aventurën e tij në Francë dhe të kthehet në Itali për të veshur fanellën e rivalëve të përjetshme të zikaltërve.

Një ide kjo që nuk duhet t’i pëlqejë aspak Marotta-s, i cili ka qenë fitimtari i luftës deri tani. Nëpërmjet fjalëve të Wanda Nara-s, gruaja dhe menaxherja e tij, Icardi ka lënë gjurmë të qarta në lidhje me qëllimet e tij.

“Marotta nuk e ka fituar akoma luftën me Mauron,, sepse vera 2020 parashikohet përsëri me telashe”, shkruan Panorama.it.

Mbetet akoma edhe një raund beteje, por bilanci i drejtuesit zikaltër është pozitiv një vit pas divorcit me argjentinasin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport icardi inter marotta icardi inter marotta

Sondazh

Poll