Sport

Zidane i përplas makinën, kërkesa e çuditshme e tifozit

13 Shkurt 2020, 12:25 Nga DOSJA
Zidane i përplas makinën, kërkesa e çuditshme e tifozit

SPANJË- Gjatë rrugës për të shkuar në stërvitjen e skuadrës, francezi pati një përplasje në një rrethrrotullim. Pronari i makinës që është aksidentuar me teknikun, Ignacio Fernandez, ka zbuluar detajet e aksidentit raporton gazeta spanjolle “Marca”.

“Sapo e pashë, e njoha dhe i thashë: “Do të doja të isha takuar me ju në rrethana të tjera, por edhe kështu nuk është keq”-ka thënë shoferi.Ajo që ka bërë habi është se Ignacio i ofroi policisë dokumentet e sigurimeve, ndërsa më vonë i kërkoi Zidanes një “selfie.

“Unë i thashë që mund bënim një selfie sepse ndryshe njerëzit nuk do të më besonin nëse do të isha goditur nga makina e Zidanes. Dhe ai me shumë dashamirësi tha po. Zidane hoqi kapelën e tij dhe bëmë fotografinë”,- ka thënë shoferi. Megjithatë, raportohet se për fat të mirë nuk pati të dëmtuar nga asnjë prej palëve.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksidenti i zidane zidane perplas makinen zinedine zidane aksidenti i zidane zidane perplas makinen zinedine zidane

Sondazh

Poll