Sport

Real Madrid ëndërron Mbappe, PSG zbras arkën me kontratën e re!

13 Shkurt 2020, 16:02 Nga DOSJA
Real Madrid ëndërron Mbappe, PSG zbras arkën me kontratën e

SPANJË- Kylian Mbape nuk është në periudhën e tij më të lumtur sa i përket marrëdhënieve me trajnerin Tomas Tuchel. Kontrata e talentit francez skadon në vitin 2022 dhe drejtuesit e PSG kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht, por bisedimet për rinovimin kanë ngecur. Real Madrid, është i interesuar për francezin dhe talenti francez është një dëshirë e madhe e trajnerit Zidane.

Gjithsesi, parisienët nuk janë dorëzuar dhe së fundmi përgatiten t’i ofrojnë një pagë faraonike Mbapes. Klubi është i gatshëm të shpenzojë 41 milionë paund në vit, për ta mbajtur në ekip yllin më të shndritshëm.

Nëse palët bien dakord, atëherë Mbape do të kthehej në lojtarin më të paguar të skuadrës, duke tejkaluar edhe Nejmar. Tashmë, mbetet për t’u parë nga dëshira e vetë 21-vjeçarit, i cili e ka shprehur se ka tërheqje për Realin.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbape psg real madrid mbape psg real madrid

Sondazh

Poll