Sport

Kupa e Italisë/ Napoli godet në “San Siro” Fabian Ruiz “mbyt” Interin në aktin e parë

13 Shkurt 2020, 07:18 Nga DOSJA
Kupa e Italisë/ Napoli godet në “San Siro” Fabian Ruiz

ITALI – Napoli hedh një hap të rëndësishëm drejt finales të Kupës së Italisë duke fituar gjysmëfinalen e parë në “San Siro përballë Interit.

Vendosi ndeshjen goli i Fabian Ruiz në minutën e 57’. Skuadra napolitane tregoi se dëshironte me çdo kusht Kupën dhe në një sfidë shumë të luftuar në “San Siro”, në fund ka dalë me një sukses që merr shumë vlera pasi ka ruajtur edhe portën të paprekur.

Pritej që Interi të përsëriste pjesën e dytë të shkëlqyer të derbit ndaj Milanit, por skuadra zikaltër nuk kishte furinë e asaj ndeshje, duke treguar se është më e fokusuar në kampionat.

Tani Interit do t’i duhet që përmbysjen e çmendur si në derbi, ta tentojë në “San Paolo” më 5 mars, nëse kërkon që të shkojë në finalen e turneut ku përballë do të jetë fituesja e çiftit Milan-Juventus.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabian ruiz interi kupa e italise napoli san siro fabian ruiz interi kupa e italise napoli san siro

Sondazh

Poll