Sport

Blerja e re e Manchester United vazhdon të stërvitet larg skuadrës, shkak bëhet coronavirusi

13 Shkurt 2020, 10:41 Nga DOSJA
Blerja e re e Manchester United vazhdon të stërvitet larg

ANGLI- Odoion Ighalo nuk është lejuar të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve të Manchester United, shkaku i frikës nga coronavirusi.Sulmuesi u huazua nga skuadra kineze Shangahi Shenhua deri në fund të këtij sezoni.

Lojtari është duke punuar me një trajner personal në një vend të veçantë në Manchester. Ighalos i është bërë e ditur se duhet të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës. “Daily Mirror” raporton se ky vendim merret derisa tê bëhet e ditur se ai nuk është i infektuar me virusin.

30-vjeçari dyshohet se mund të jetë i prekur nga coronavirusi, por ende nuk ka një raport  mjekësor në lidhje me këtë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll