Sport

Kupa e Italisë, Milan-Juventus rekord biletash të shitura!

13 Shkurt 2020, 12:14 Nga DOSJA
Kupa e Italisë, Milan-Juventus rekord biletash të shitura!

ITALI- Ndeshja midis Milanit dhe Juventusit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme për Kupën e Italisë ka nxitur shumë interes. Plot 70 mijë bileta, duke thyer rekord sa i përket këtij kompeticioni. Në “San Siro” do të zhvillohet sonte në orën 20:45 takimi i parë gjysmëfinal mes dy gjigantëve të Italisë.

Mediat në itali raportojnë se biletat për këtë ndeshje janë shitur pothuajse të gjitha, ndërsa ka mbetur edhe një numër i vogël për tifozët e Juventusit.

Shifra prej 70,000 tifozësh që do të ndjekin takimin në stadium do të jetë një rekord sa i përket Kupës së Italisë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport biletat e ndeshjes juventus milan biletat e ndeshjes juventus milan

Sondazh

Poll