Sport

Gjuajti kuajt e policisë, tifozi i Celtic e pëson keq!

13 Shkurt 2020, 16:13 Nga DOSJA
Gjuajti kuajt e policisë, tifozi i Celtic e pëson keq!

SKOCI– Një tifoz i Celtic në Skoci është dënuar me 10 muaj burg, pasi është përplasur me forcat e sigurisë para një ndeshjeje dhe ka sulmuar me grushte kuajt ku ishin të hipur oficerët.
Ngjarja ka ndodhur më 19 janar, kur Celtic luajti në Kupë, në transfertën ndaj Airdrie dhe fitoi me rezultatin 0-3, por tifozi u përplas me oficerët e policisë para ndeshjes dhe tani do të duhet të përballet me pasojat.

Tifozi është 36-vjeçari Kevin MeGuire, ndërsa dënimi ndaj tij është dhënë me motivacionin e shkaktimit të vuajtjeve të panevojshme ndaj kuajve të policisë, si dhe ofendimin dhe kërcënimin e oficerëve.

Pozitat e tifozit rëndohen edhe më shumë nga fakti që ndaj tij kishte një urdhër ndalimi për t’u futur në stadiumet e Mbretërisë së Bashkuar, ndonëse vetë 36-vjeçari u mbrojt duke thënë se ishte një kalimtar i rastit pranë stadiumit.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport celtic kevin meguire skoci celtic kevin meguire skoci

Sondazh

Poll