Sport

Tirana në kërkim të fitores së dhjetë radhazi, klubi bardheblu konfirmon stadiumin se ku do të luajë me Skënderbeun

13 Shkurt 2020, 13:48 Nga DOSJA
Tirana në kërkim të fitores së dhjetë radhazi, klubi

TIRANË- Tirana luan ndeshjen e radhës në kampionat teksa ditën e shtunë në orën 17:00, pret në kryeqytet Skënderbeun. Bardheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme edhe stadiumin ku do zhvillohet sfida. Dukej se këtë herë kryeqytetasit do riktheheshin në Selman Stermasi, për shkak se në impiantin e ri kombëtar Air Albania, ka pasur impenjime edhe Shqipëria U 16 e femrave.

Megjithatë, Tirana pavarësisht ngarkesës së fushës prej numrit të ndeshjeve, ka vendosur sërish të luajë në Air Albania. Një stadium i cili u ka sjellë fat 24-herë kampionëve të Shqipërisë, pasi në këtë impiant ia kanë dalë të fitojnë tre ndeshjet e luajtura, ku e fundit ishte ajo me Teutën. 

Këtë herë do provojnë të mposhtin edhe Skënderbeun për të marrë fitoren e dhjetë radhazi nën drejtimin e Egbo mes kampionatit dhe Kupës.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania stadium kategoria superiore skenderbeu tirana air albania stadium kategoria superiore skenderbeu tirana

Sondazh

Poll