Aktualitet

EMRI/ Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare, e shpallur në kërkim nga Interpoli! Bashkautorja e vjedhjes me dhunë në Tropojë

2 vite më parë, Raci u dënua nga Gjykata e Kukësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për vepren penale, 'Vjedhje me dhunë' në fshatin Dojan të Tropojës.

20 Dhjetor 2025, 11:03 Nga D.S
EMRI/ Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare, e shpallur në
Interpol

SERBI- Një 23-vjeçare e shpallur në kerkim nga Interpoli që nga viti 2021, është arrestuar në Serbi. Rinesa Raci akuzohej si bashkautorja e një vjedhje me dhunë në Tropojë.  2 vite më parë, Raci u dënua nga Gjykata e Kukësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për vepren penale, 'Vjedhje me dhunë' në fshatin Dojan të Tropojës. Në kuadër të këtij operacioni të koduar policor, autoritetet serbe në bashkëpunim me ato shqiptare po punojnë për ekstardimin e 23-vjeçares në Shqipëri.

Policia e Shtetit

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë. Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.

Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh. Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri."/Dosja.al 

interpol serbi

Sondazh

Poll