Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ ZBARDHET ngjarja pas 3 javësh, në pranga babë e bir! Dogjën edhe makinën që përdorën për të lëvizur (EMRAT)

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

20 Dhjetor 2025, 11:38 Nga E. D
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ ZBARDHET ngjarja pas 3
foto ilustruese

VLORË- Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e banesës së 63-vjeçares, Bakie Zoto. Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga babë e bir, Divid Goxhaj, 59 vjeç dhe djali i tij Ferdinant Bombaj, 29 vjeç banues në fshatin Babicë e Madhe. Ata akuzohen për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për tu afruar pranë banesës, ku është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir.

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:

D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;
F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë./Dosja.al

shperthime me tritol ne vlore

Sondazh

Poll