Politike

Kaos, flakadanë e përplasje në Kuvend/ PS kërkoi përjashtim e deputetëve të opozitës, demokratët mbërrijnë te “Etika”

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

19 Dhjetor 2025, 09:15 Nga E. D
Kaos, flakadanë e përplasje në Kuvend/ PS kërkoi
Deputet e PD-së

TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike kanë mbërritur në Komisionin e Etikës pas kërkesës së Grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin e tyre deri në 2 muaj nga Parlamenti, pas kaosit të krijuar seancën e djeshme në sallën e Kuvendit.

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Për deputetë Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, PS kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Edhe për deputetët Klevis Balliu, dhe Flamur Noka kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa për deputeteten Elda Hoti u kërkua përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë. Sa i përket Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, PS kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë, pasi kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave. 

Gjithashtu për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, socialistët kërkuan përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë./Dosja.al

ps pd komisioni i etikes

Sondazh

Poll