"I thashë do çohesh ti të vish me mua...", Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama ka përshkruar bisedën private që ka pasur me Bashën në një sallë të Kuvendit, ku sipas tij, Basha mori gjithçka që kërkoi dhe gjithçka u realizua me mbështetjen e ish-kreut të PD, Sali Berisha.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë detaje nga takimi i tij me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të asaj që njihet si marrëveshja e 17 majit. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama ka përshkruar bisedën private që ka pasur me Bashën në një sallë të Kuvendit, ku sipas tij, Basha mori gjithçka që kërkoi dhe gjithçka u realizua me mbështetjen e ish-kreut të PD, Sali Berisha.
Rama ka treguar se takimi u zhvillua vetëm mes tij dhe Bashës, ndërkohë që pjesëmarrës të tjerë të PD dhe aktorë të tjerë politikë u informuan më pas. Ai përshkroi gjithashtu momentin kur u vendos plani i marrëveshjes me pesë pika dhe mënyrën se si u diskutua në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tyre, duke shmangur ndërhyrjen e të tjerëve.
Sipas kryeministrit, takimi ishte i qetë dhe miqësor, ndërsa marrëveshja u realizua pa tensione dhe Basha doli i kënaqur me rezultatet, duke marrë të gjitha ato që kërkonte.
Blendi Fevziu: Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?
Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?
Blendi Fevziu: Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?
Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre.
Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë kjo tani, çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare.
Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë se i thashë ma jep mua fjalën se do iki.
Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.
Blendi Fevziu: Si e more më vete?
Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze.
Blendi Fevziu: Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.
Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.
Blendi Fevziu: Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?
Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.
Blendi Fevziu: Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?
Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.
Blendi Fevziu: Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?
Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin./ Dosja.al
Sondazh
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë, shkak u bë...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama rikthehet në kujtime për rrugëtimin e tij gjatë 35 viteve të demokracisë. Në nj&e...
"Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori...", Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot mbi pasojat që la komunizmi në formimin e klasës drejtuese dhe marrëdhëniet në...
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës...”, Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë: Ishte si seancë ekzorcizmi, të gjithë njerëzit u ngritën në këmbë...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer kujtimet nga ditët e para të angazhimit të tij në Universitetin e Arteve, ku 35...
“I kisha flokët më të gjata”, Rama rrëfen momentin kur forcat speciale e "shkundën" gjatë protestave studentore: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer disas kujtime nga fillimet e tij në angazhimin publik, duke rrëfyer momentet e para kur a...
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama tregon mësimin më të madh që ka marrë nga babai: Ishte një njeri me autoritet, por nuk e ushtronte asnjëherë tek të tjerët
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa kujtime nga fëmijëria dhe raporti i tij me babain, duke theksuar se, pavar&eum...
Çfarë humbi Rama me angazhimin në politikë? Kryeministri e zbulon: Angazhimi kërkon sakrifica, por gjithçka që jap është...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jet&...
"Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë", Nga hapat e parë në politikë tek "pengjet", rrëfehet Rama: Bilanci i jetës nuk matet me pushtet, por me atë që u jep të tjerëve
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra nd&...
VIDEOLAJM/ Florjan Binaj i bashkohet Adriatik Lapajt, përqafohen para Kryeministrisë
TIRANA- Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon prej 8 dhjetorit të qëndrojë në protest&eu...
“Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket!
TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po protest...
Nga Tirana në Bruksel! Rama flet për errësirën e Evropës dhe rrezikun e ekstremit të djathtë: Po zhytemi në errësirë, nuk shoh dritë në fund të tunelit
Edi Rama TIRANA- Në zyrën e tij të mbushur me art, me trupin e tij të madh të fshehur në një kolltuk lëkure të...

