Politike

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Anëtarët e PD-së mbërrijnë të parët në Kuvend për mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin

Anëtarët e PD në këtë këshill janë Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi.

19 Dhjetor 2025, 09:11 Nga E. D
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Anëtarët e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Anëtarët e Partisë Demokratike të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë mbërritur të parët në Kuvend për të marrë pjesë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Anëtarët e PD në këtë këshill janë Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi.

Ky këshill do të diskutojë sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:30 ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Prokuroria e Posaçme.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

spak belinda balluku

Sondazh

Poll