Politike

I dërguari i Trump komenton takimin me Thaçin! Grenell përkrah Ramën: Kritikat ndaj hetuesit amerikan janë të drejta

Me anë të një postimi në X, Grenell tha se Rama ka qenë i drejtë në kritikat e tij ndaj hetuesit amerikan Jack Smith, duke e konsideruar veprimin e tij si një padrejtësi dhe duke shprehur pakënaqësinë për qëndrimin e Europës ndaj çështjes.

18 Dhjetor 2025, 22:47 Nga M.L
I dërguari i Trump komenton takimin me Thaçin! Grenell përkrah
Grenell, Rama

SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, ku ai u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Me anë të një postimi në X, Grenell tha se Rama ka qenë i drejtë në kritikat e tij ndaj hetuesit amerikan Jack Smith, duke e konsideruar veprimin e tij si një padrejtësi dhe duke shprehur pakënaqësinë për qëndrimin e Europës ndaj çështjes.

Ai theksoi se Rama ka bërë të ditur publikisht shqetësimin për situatën, duke e cilësuar si një mesazh të fortë për drejtësinë ndërkombëtare.

“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell./ Dosja.al

richard grenell edi rama

Sondazh

Poll