Politike

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës...”, Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë: Ishte si seancë ekzorcizmi, të gjithë njerëzit u ngritën në këmbë...

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama rrëfeu vështirësitë e përmendjes së emrit të diktatorit Enver Hoxha dhe frikën që mund të sillte ky veprim.

18 Dhjetor 2025, 21:58 Nga M.L
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës...”, Rama flet për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer kujtimet nga ditët e para të angazhimit të tij në Universitetin e Arteve, ku 35 vite më parë ai dhe Ardian Klosi mbajtën tubimet e para të njohura si “refleksione”. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama rrëfeu vështirësitë e përmendjes së emrit të diktatorit Enver Hoxha dhe frikën që mund të sillte ky veprim.

Ai kujtoi një natë kur, duke shkruar material për rishikimin e figurës së Hoxhës, emri i diktatorit u fshi disa herë nga kompjuteri për shkak të rreziqeve të mundshme.

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, ishte si një seancë ekzorcizmi, njerëzit u ngritën të gjithë në këmbë. Nuk ishte reagim normal, ishte sikur u shënua një gol, dhe njerëzit kapeshin për qafe, hidhnin gjërat dhe shallet”, tregoi Rama ndër të tjera.

“Unë e mbaj mend shumë mirë, kur ne kemi qenë në shtëpinë e Ardianit natën, duke shkruar për Enver Hoxhën, emri, emri. Emrin Enver Hoxha që është koha për të rishikuar figurën e Enver Hoxha, emri Enver Hoxha në një ekran kompjuteri të shkruar si material armiqësor e kemi fshirë disa herë. Ishte një gjë që nuk e di. Ishte e kombinuar. Nga një anë ishte hera e parë që e shikoje të shkruar si një material armiqësor, dilte nga ne dhe në fund fare, në mos gabohem, i them Ardianit që fshije dhe nesër kur ta printojmë do ta shkruajmë. E shkruajtëm para se të vinim këtu. Ndoshta ishte edhe ideja kushedi çfarë ndodh natën, mund të vijnë të marrin kompjuterin. Ajo që ka ndodhur atë ditë, kur unë kam përmendur emrin e Enver Hoxhës ishte tamam si seancë ekzorcizmi, këtu u ngritën të gjithë njerëzit në këmbë. Jo reagoi, ishte sikur u bë një gol dhe kapeshin njerëzit për qafe, hidhnin gjërat, shallet”, tha Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll