Politike

"Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori...", Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, Rama theksoi se dëmi më i madh ka qenë moslejimi i kundërshtarit të shprehë mendimin e tij ndryshe, duke e degjeneruar publikisht. 

18 Dhjetor 2025, 22:00 Nga M.L
"Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot mbi pasojat që la komunizmi në formimin e klasës drejtuese dhe marrëdhëniet në shoqëri, duke reflektuar mbi 35 vite demokraci. Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, Rama theksoi se dëmi më i madh ka qenë moslejimi i kundërshtarit të shprehë mendimin e tij ndryshe, duke e degjeneruar publikisht. 

Pa përmendur emra, duke nënkuptuar Sali Berishën, kreun historik të PD-së, Rama tha se ky fenomen vazhdoi me disa udhëheqës pas viteve ’90, duke kthyer teknikat e degjenerimit dhe luftën me çdo lloj kundërshtari në një metodë sistematike.

Ai theksoi se vetëm disa figura politike e kanë mishëruar këtë “rrezatim negativ” në mënyrë konsekuente, duke transplantuar mentalitetin e diktaturës në skenën politike pas komunizmit.

Rama theksoi se, ndërsa disa udhëheqës të mëparshëm mund të kenë përdorur momentalisht degjenerimin publik për pushtet brenda partisë, nuk e kanë bërë kurrë në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme.

“Dëmi më i madh që kam konstatuar nga ajo kohë ka qenë që duke vrarë dhe duke mos lejuar që të ngjallet për asnjë sekondë ideja e tjetrit, jo e kundërshtarit, por e tjetrit që ka një mënyrë ndryshe të të menduari dhe pikërisht pse e ka duhet zhdukur, asgjësuar, ka bërë që të kemi trashëgiminë më të errët nga pikëpamja e marrëdhënieve mes njërit dhe tjetrit nga pikëpamja politike, sociale ku tjetri vazhdoi të konsiderohet armik me ndryshimin që në vend të pushkatimeve, burgimeve ishte degjenerimi, balta, sulmet, akuzat, degjenerimi publik i tjetrit.

Kjo është e thellë, por lidhet me fatkeqësinë e madhe që një komunist ultrafanatik u kthye në një konservator ultrafanatik dhe gjuhën e urrejtjes, teknikat e degjenerimit të tjetrit, luftën me çdo lloj kundërshtie brenda vathës së vet dhe me çdo lloj kundërshtari e ktheu në metodë. Mund të thuash çfarë të duash për të tjerë se Fatos Nano vinte nga e njëjta parti, por Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori që ishte sistematik se pati edhe ai momentin e vet kur e ktheu degjenerimin publik të tjetrit në metodë për pushtetin brenda partisë, por nuk mund të thuash për të tjerë, që kanë pasur mundësinë të ushtrojnë pushtet, nuk e kanë pasur kurrë.

I vetmi njeri konseguent që e ka mishëruar këtë rrezatimin negativ që thashë të Çernobilit komunist ka qenë ai që tani s’po ja them emrin për respekt të vetes. Linçimet në parti kanë nisur dhe kanë vazhduar në mënyrë konseguente me ato metoda të degjenerimit të kundërshtarit. Gjithë ajo dhunë që e karakterizonte atë regjim në mentalitet dhe e rrënjosur në të gjitha nivelet që kush të shfaqet ty përballë dhe nuk është si ti duhet degjeneruar u transpozua në këtë fazë nga ai atje”, tha Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll