Politike

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut/ Mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kjo lëvizje e SPAK i hap gjithashtu rrugën dhënies së masave të sigurisë me të ashpra si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.

19 Dhjetor 2025, 07:43 Nga E. D
SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut/ Mblidhet
Belinda Balluku

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e sotme (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme lidhur me heqjen e imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku. Kjo lëvizje e SPAK i hap gjithashtu rrugën dhënies së masave të sigurisë me të ashpra si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut/ Mblidhet

belinda balluku spak këshilli për rregulloren mandatet dhe imunitetin

Sondazh

Poll